Follow us on:

Ministri i FSK-së Agim Çekun u prit nga ministri i mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar Andrew Murrison

Londër, 9 gusht 2013 - Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës Agim Çeku, me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Andrew Murrison, po qëndron për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri i FSK-së Agim Çeku, u prit, në takime të ndara, nga ministri i Mbrojtjes Andru Morrison dhe nga shefi i Shtabit të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, gjenerali Nicholas Haughton.  

Ministri i FSK-së, ka falënderua ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Andru Morrison dhe shefin e Shtabit të Mbrojtjes, gjeneralin Nicholas Haugton, për ndihmën e gjithanshme, që Mbretëria e Bashkuar po i jep në vazhdimësi Forcës së Sigurisë të Kosovës. Me këtë rast, ministri Çeku, informoi mikpritësit me  zhvillimet në FSK; me konfirmimin e NATO-s për arritjen e Kapaciteteve të Plota Operacionale si dhe  me ecurinë e procesit të Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë. Po ashtu të dy palët biseduan për realizimin e dinamikës së planit të bashkëpunimit sipas Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të dy ministrive përkatëse.  


Ministri Agim Çeku së bashku me gjeneralmajor Rrahman Rama, të premten më 9 gusht , do të marrin pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të organizuar nga Akademia Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”.  Në mesin e të diplomuarve janë edhe dy kadete të FSK-së.

Pas ceremonisë së diplomimit të kadetëve, ministri i FSK-së Agim Çeku dhe gjeneralmajor  Rrahman Rama, do të kenë takime të rëndësishme me drejtuesit e  Akademisë Ushtarake Mbretërore “Sandhurst”  dhe personalitete  tjera.

Marrë nga: www.mksf-ks.org