Follow us on:

Presidentja Jahjaga u nderua me çmimin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti i Durhamit

Londër, 27 qershor 2013 - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga u nderua sot me çmimin “Doctor Honoris Causa” në fushën e të drejtës civile nga Universiteti i Durhamit. Ceremonia e dekorimit u organizua në katedralen e qytetit të Durhamit. Titullin ia dorëzoi kancelari i Universitetit të Durhamit Sir Thomas Allen.

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga u nderua sot me çmimin “Doctor Honoris Causa” në fushën e të drejtës civile nga Universiteti i Durhamit. Ceremonia e dekorimit u organizua në katedralen e qytetit të Durhamit. Titullin ia dorëzoi kancelari i Universitetit të Durhamit Sir Thomas Allen.

Gjithashtu, një ditë më pare, në po të njëjtin universitet, Presidentja ka mbajtur një ligjëratë me temën “Kosova: rindërtimi i paskonfliktit dhe procesi i shtetndërtimit”.