Follow us on:

E Ngarkuara me Punë, znj. Arrita Gjakova mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Akademinë Mbretërore Ushtarake

Sandhurst, gusht 2020 – E Ngarkuara me Punë, znj.Arrita Gjakova dhe Atasheu i Mbrojtjes në Amabsadën e Republikës së Kosovës në Londër, Nënkolonel Beton Retkoceri, morën pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Akademinë Mbretërore Ushtarake, të organizuar në Sandhurst. Në mesin e oficerëve që diplomuan në këtë gjeneratë ishte edhe kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Klevis Elezaj.

znj. Gjakova i përcolli urimet e përzemërta kadetit Elezaj, dhe e përgëzoi për përfundimin e suksesshëm të trajnimit në një ndër kolegjet më prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuara.

Sivjet bëhen 10 vjet nga ardhja e Kadetit të parë nga Forca e Sigurisë së Kosovës në këtë Akademi prestigjioze. Deri më tani pjesëtarët e FSK-së kanë treguar sukses të jashtëzakonshëm, disa prej të cilëve u janë ndarë edhe shpërblime.

Mbretëria e Bashkuar është një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku çdo vit më shumë se pesë pjesëtarë të kësaj force vijojnë trajnime profesionale të ndryshme në shkollat ushtarake britanike.