Follow us on:

Në Londër u shënua 12 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Londër, 12 shkurt 2020 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, të mërkurën, në Londër, ka organizuar koncert festiv për nder të 17 Shkurtit - Ditës së Pavarësisë.

Të pranishmit e shumtë në “Holy Trintity Church”, ku është mbajtur koncerti, i ka përshëndetur E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër, znj.Arrita Gjakova.


Ajo falënderoi Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për përkrahjen e parezervë të ofruar për Kosovën ndër vite, para dhe pas shpalljes së Pavarësisë.


“Republika e Kosovës, e njohur nga 116 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, e ka bërë rajonin më të sigurtë, me ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Sot, Kosova po udhëheq me krenari nismat rajonale, si kryesuese e tyre, duke qenë kështu pjesëmarrëse e barabartë e një platforme pozitive në Ballkanin Perëndimor”, tha E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e Kosovës në Londër.


Duke folur për bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve, znj.Gjakova, tha se këto raportet të mira bilaterale po kultivohen edhe tash pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, dhe se ato do të vazhdojnë të thellohen edhe më shumë në të ardhmen.


Znj.Gjakova përmendi edhe sukseset e artisteve me origjinÑ‘ nga Kosova që jetojnë nÑ‘ Mbretërinë e Bashkuar, duke theksuar se diaspora kosovare çdo ditë e më shumë po forcon lidhjen nÑ‘ mes tÑ‘ dy vendeve.


Në këtë event muzikor, të pranishëm ishin përfaqësues tÑ‘ Ministrisë së Jashtme britanike, të Korit Diplomatik të akredituar në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe anëtarë tÑ‘ komunitetit shqiptar dhe pÑ‘rfaqÑ‘sues tÑ‘ shoqatave shqiptare nÑ‘ LondÑ‘r.


Nën tingujt e muzikës së zgjedhur, artistët kujtuan dhe nderuan ikonën e muzikës shqipe, znj.Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta javën e kaluar.


Interpretues e instrumentistë - profesorë të Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja, u bën bashkë në Londër në koncertin e mbështetur nga Ambasada e Republikës së Kosovës, derisa publiku i pranishëm në “Holy Trintity Church”, pati mundësinë që përgjatë dy orësh të dëgjoj interpretime veprash kompozitorësh të huaj dhe shqiptarë.