Follow us on:

Në Londër shёnohet 20 vjetori i çlirimit tё Kosovёs

Londёr, 25 qershor 2019 – Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovёs nё Mbretёrinё e Bashkuar, nё Muzeun Kombёtar tё Ushtrisё nё Londёr, është shënuar 20 vjetori i Çlirimit tё Kosovёs.

Pjesëmarrës në këtë mbrёmje festive ishin shumё politikanё dhe deputetё britanikë, ushtarakë qё kanё shёrbyer nё Kosovё ndёr vite, pjesёtarё tё diasporёs shqiptare nё Mbretёrinё e Bashkuar, ambasadorё dhe diplomatё tё akredituar nё Mbretёrinё e Bashkuar dhe shumё figura tё tjera publike e politike britanike.
Një fjalë rasti përpara të pranishmëve e mbajti E Ngarkuara me Punё nё Ambasadёn e Kosovёs nё Londёr, znj. Heroina Telaku; Ministri pёr Evropё dhe Amerika nё Ministrinё e Punёve tё Jashtme Britanike, Sir Alan Duncan; Ministri pёr Forca tё Armatosura nё Ministrinё Britanike tё Mbrojtjes, z. Mark Lancaster dhe ish Sekretari i Mbrojtjes, njëherësh ish Sekretar i Pёrgjithshёm i NATO-s, Lord George Robertson.

Gjatë fjalimeve u theksua se marrёdhёniet nё mes tё dy vendeve kanё qenё dhe mbetёn tё shkёlqyera. Ministrat britanikë potencuan se Mbretёria e Bashkuar do tё vazhdojë tё pёrkrahë dhe tё jetё mike e Kosovёs.
Nё fund, Ambasada e Kosovёs nё Londёr prezantoi njё pllakё nё tё cilёn nё emёr tё popullit dhe Qeverisё sё Kosovёs shprehet mirёnjohja pёr kontributin pёr paqe nё Kosovё nga Forcat e Armatosura tё Lartёmadhёrisё sё Saj. Zbulimi i kësaj pllake u bё nga Sir Mike Jackson, ish-gjeneral i Forcave tё Armatosura tё Ministrisё së Bashkuar, dhe Irfete Spahiu, Gjeneral Brigade e Forcave të Sigurisë së Kosovës.