Follow us on:

Themelohet Shoqata Akademike Kosovë - Britani

Londër, 30 nëntor 2019 - Në Britaninë e Madhe, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër, të shtunën në mbrëmje është themeluar Shoqata Akademike Kosovë – Britani.

Shoqata, që do të shërbejë si urë lidhëse mes studentëve të Kosovës dhe sistemit arsimor britanik, ka zgjedhur edhe drejtuesit e përkohshëm deri në organizimin e Kuvendit të rregullt të saj.
Kryetar i përkohshëm është zgjedhur z.Shyqyri Haxha, ndërsa sekretar i shoqatës, z.Imer Berisha.

Shoqata Akademike Kosovë – Britani (SHAKB) ka për synim të rrisë komunikimin ndërakademik midis të dyja vendeve, si dhe të ndihmojë studentët kosovarë të studiojnë e marrin gradën PhD në universitetet britanike.

SHAKB do të punojë gjithashtu edhe në krijimin e mundësive për bartjen e përvojave universitare dhe ekspertizës nga fusha të ndryshme me projekte për te ndihmuar sistemin arsimor në Republikën e Kosovës.