Follow us on:

Ambasadori Greiçevci mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin e Forcës Ajrore Britanike në Cranwell

Cranwell, 5 tetor 2017 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.

Në mesin e oficerëve që diplomuan në këtë gjeneratë ishte edhe oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu. Oficeri i FSK-së, Behar Fazliu, fitoi çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtarë në gjeratën e tij. Ambasadori Greiçevci i përcolli urimet e përzemërta oficerit Fazliu, i cili shënoi këtë sukses shumë të madh në një ndër kolegjet më prestigjioze në vend.