Follow us on:

REGJISTRI I DIASPORËS DHE MËRGATËS

Ministria e Diasporës (MeD), në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe institucionet e tjera vendëse dhe ndërkombëtare, organizon dhe realizon hartimin e Regjistrit të Mërgimtarëve, shoqatave dhe formave të tjera të organizimit të tyre.

Mërgimtar apo pjesëtar i diasporës është: çdo person që ka vendbanim ose vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje familjare nga Kosova.

Regjistri i mërgimtarëve  përfshinë:
•    Numrin dhe shpërndarjen gjeografike të diasporës dhe mërgatës;
•    Strukturën demografike (emri, mbiemri,   mosha,   data   e   lindjes, vendi i lindjes, vendi i banimit, shtetësia,  shkollimi,  statusi martesor, etniciteti, arsyeja e shpërnguljes, punësimi, profesioni, viti i migrimit).

Qëllimi: Të dhënat e siguruara nga Regjistri, kanë për qëllim evidentimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirjen e tyre gjeografike, strukturën demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor, si dhe zbatimin e politikave të përgjithshme në  mbështetje  të  pjesëtarëve  të  diasporës dhe mërgatës.

Format e regjistrimit:
•    Forma elektronike (“online”) në linkun;  www.rdks.info,  www.rd.rks-gov.net
•    Nëpërmjet pyetësorëve (në formë të shtypur).

Forma elektronike: regjistrimi (aplikacioni “online”) nënkupton vendosjen e një platforme, ku respodentëve u mundësohet plotësimi i pyetësorëve drejtpërsëdrejti nëpërmjet internetit (aplikacion “online”),  ku  do të jetë në funksion 24 orë brenda ditës, në afatin e përcaktuar kohor.

Forma përmes  formularëve: regjistrimi përmes formularëve do të bëhet:
•    Në Ministrinë e Diasporës (MeD);
•    Në  të  gjitha ambasadat/konsullatat e Republikës Kosovës;
•    Në Qendrat Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën (aty ku themelohen);
•    Në  të gjitha pikat kufitare  të Republikës së Kosovës;
•    Në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Metoda e marrje-dorëzimit të formularëve:
•    Respodentët  mund t’i marrin formularët ti plotësoj dhe ti dorëzoj në  cilëndo  pikë  të  afërt:  në  MeD, ambasada, konsullata, pikë kalime kufitare dhe në komunat e Republikës së Kosovës.
•    Dorëzimi mund të bëhet drejtpërsëdrejti edhe nëpërmjet postës.

Mbrojtja e të dhënave personale: Të dhënave  personale janë te mbrojtura me Ligjin  nr.  03/L-172  për Mbrojtjen e të Dhënave   Personale.

Ju lutem për çdo informatë dhe paqartësi, na kontaktoni:
Email: xhevat.hulaj@rks-gov.net
Tel: 00381 38 200 17 011
Me respekt,
Xhevat Hulaj,
Zyrtar i lart në MeD