Follow us on:

Në Londër mbahet 'Samiti Global për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte'

09 qershor 2014 - Këtë javë,në Londër mbahet 'Samiti Global për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte' në. Merrë pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.Samiti është i hapur për publikun. Ftojmë bashkatdhetarët tanë që të marrin pjesë.

Të nderuar bashkatdhetarë,

Të martën, më 10 qershor 2014, fillon punën 'Samiti Global për Ndalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte', i cili do të udhëhiqet nga Ministri i Jashtëm Britanik, William Hague, dhe aktorja e famshme Angelina Jolie, njëherësh Përfaqësuese Speciale e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatë.

Në këtë samit do të marrë pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me përfaqësuesë të më shumë se 100 vendeve të botës.

Pjesë e rëndësishme e samitit janë edhe aktivitetet dhe prezantimet e ndryshme të cilat mbahen nga 10 deri më 12 qershor. Këto aktivitete janë të hapura për publikun, andaj inkurajojmë bashkatdhetarët tanë që të marrin pjesë.

Për më shumë informata, shihni: www.gov.uk/endsexualviolenceinconflict2014

Për t’u regjistruar: www.esvcsummit.com/showinterest

Samiti mbahet në ExCel Centre në Londër.