Follow us on:

Arritje të mëdha

Revista diplomatike “Embassy Magazine” në edicionin festiv për Pashkët ia dedikon një faqe Ambasadorit të Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci, si dhe pritjes të organizuar nga Ambasada e Kosovës për nder të Gjashtëvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Në vijim është teksti i plotë, i përkthyer.
Ambasadori i Kosovës Lirim Greiçevci dukej optimist në festën e gjashtëvjetorit të pavarësimit të vendit të tij të rinj. Ai u tha të pranishmëve se progresi i arritur në raportet Kosovë – Serbi do t’i mundësojë të dyja vendeve të ecin përpara drejt anëtarësimit në BE.

Kosova gjithashtu arriti t’i mbajë zgjedhjet lokale ku për herë të parë u përfshinë edhe zonat me shumicë serbe, ndërkaq vendin e njohën edhe 9 shtete të tjera, duke e sjellur  numrin e njohjeve në 106.

Duke i falënderuar këto vende, ai tha: “Për ne secila njohje është e çmueshme, ndërkaq nga ato vende që ende nuk na kanë njohur, kërkojmë që ta bëni këtë sa më parë!”

Duke e cilësuar Kosovën si një nga projektet më të susksesshme të paqëbërjes në historinë e fundit, ai tha se ende mbesin sfida dhe apeloi te komuniteti ndërkombëtar me këto fjalë:”Në të kaluarën ne kemi pasur nevojë për ushtarët tuaj, policë dhe ekspertë; tani kemi nevojë për afaristët tuaj.”

Ai e përmbylli fjalimin duke e ngrehur një dolli për Kosovën dhe Britaninë, të cilën e përshkruajti si një “përkrahëse të fortë dhe aleate e përhershme.”