Follow us on:

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Pajisja me letërnjoftim të Republikës së Kosovës

Për t’u pajisur me letërnjoftim të RKS në të gjitha rastet apikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

1.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë

-    Çertifikatën e lindjes
-    Certifikatëne martesës
-    Çeritifikatën e shtetësisë
-    Çertifikatën e vendbanimit

2.    Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Kosovës

-    Letërnjoftimin e UNMIK-ut
-    Raportin policor për humbje të letërnjoftimit të UNMIK-ut
-    Certifikatën e lindjes
-    Certifikatën e martesës
-    Certifikatën e shtetësisë
-    Certifikatën e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese)

3.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit

-    Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston
-    Raporti policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, (jo më i vjetër se 3 muaj)
-    Letërnjoftimin e dëmtuar
-    Dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj
-    Dëshminë e pagesës për letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit

4.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale

-    Letërnjoftimin
-    Certifikatën e lindjes
-    Certifikatën e martesës
-    Vendimin për ndërrimin e të dhënave
-    Raportin policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
-    Letërnjoftimin e dëmtuar (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
-    Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
-    Dëshminë e pagesës për letërnjoftimin e ndryshuar

5.    Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ripërtrirjes së të dhënave

-    Letërnjoftimin
-    Certifikatën e lindjes
-    Certifikatën e martesës
-    Vendimin për ndërrimin e të dhënave
-    Raportin policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndrrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
-    Letërnjoftimin e dëmtuar (në rast se aplikuesit ër ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
-    Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
-    Marrja e të dhënave biometrike
-    Dëshminë e pagesës për letërnjoftimtë ndryshuar