Follow us on:

Legalizime

Legalizimi i dokumentave publike të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës mund të bëhet vetëm në Kosovë bazuar në sistemin zinxhir të legalizimit të dokumentave.

PËR PËRDORIMIN E DOKUMENTAVE PUBLIKE TË KOSOVËS NË SHTETET E TJERA, SHTETASIT E KOSOVËS DUHET TË BËJNË:
- vërtetimin në institucionin përgjegjës për lëshimin e tyre,

- legalizimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe

- legalizimin në institucionin përgjegjës të vendit në të cilin dokumentacioni do të përdoret. (Aktualisht legalizim të dokumenteve publike të Kosovës kërkojnë: Austria, Franca , Zvicra (vetëm dokumentet e institucioneve arsimore), Portugalia, Belgjika, Bullgaria, Holanda, Hungaria, Turqi, Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Italia (Vetëm dokumentet e Gjykatave dhe aktet noteriale), Maqedoni (Vetëm diplomat edhe dëftesat e shkollave)).

Legalizimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, bëhet për të gjitha dokumentat publike të cilat paraprakisht i janë nënshtruar vërtetimit në organet përgjegjëse.

LISTA E DOKUMENTEVE QË LEGALIZOHEN AKTUALISHT NGA DÇK/MPJ:
- Çertifikata të gjendjes civile (të verifikuara paraprakisht në ARC/MPB)

- Vendim i lirimit nga shtetësia /fitim shtetësisë

- Diploma, certifikata dhe dëftesa, pasqyrë notash, vërtetime të institucioneve edukative (të verifikuara në MASHT)

- Dokumente gjyqësore (të verifikuara në Gjykatën Themelore)

- Vërtetime mbi të kaluarën kriminale (vërtetohen paraprakisht në PK)

- Akte noteriale

- Dokumente të përkthyera (nga përkthyesi gjyqësor)

ORGANI PËRGJEGJËS PËR LEGALIZIM

Departamenti për Çështje Konsullore Rruga "Luan Haradinaj", Prishtinë 10000, RKS Tel: +381 38 200 11 037

ORARI I PUNËS PËR PRANIMIN E DOKUMENTEVE PËR VULË APOSTILE DHE LEGALIZUESE:
E Hënë – E Premte 08:30 – 11:00 / 13:30 – 15:00

Orari i punës për tërheqjen e dokumenteve:
E Hënë – E Premte 11:00 – 12:00 (për Vulë Legalizuese)
E Hënë – E Premte 15:00 – 16:00 (për Vulë Apostile)

VËREJTJE TË RËNDËSISHME!
- Procesi i legalizimit bëhet vetëm në dokumentat publike origjinale.

- Legalizimi i dokumenteve publike aktualisht bëhet ME PAGESË.

-Për legalizimin e dokumentave nuk është e nevojshme prezenca e bartësit të dokumentacionit.