Follow us on:

Shërbimet konsullore

Shërbimet konsullore për shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë ose gjinden përkohësisht në territorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandë ofrohen nga Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër.

Palët e interesuara mund të kontaktojnë shërbimin konsullor në:

Tel.: +44(0) 2074051010
Email:Consulate.London@rks-gov.net
Adresa: 8 John Street, WC1N 2EB, London, UK

Shërbimi Konsullor në Londër është i hapur për publik sipas këtyre orareve:
Takimet me palë: Nga e Marta deri të Enjtën, 10:00-12:00 dhe 13:00 - 15:00

Telefonatat me palë: Çdo ditë pune nga ora 10:00-15:00

Tërheqja e dokumenteve: Të Premten nga ora 10:00-12:00.


INFORMACION I RËNDËSISHËM

• Shërbimi Konsullor NUK është i hapur për publik në ditët e pushimeve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe pushimet zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Jashtë orarit të rregullt të punës, përfshirë dhe ditëve të pushimit zyrtar, Shërbimi Konsullor mund të kontaktohet vetëm në raste emergjente (situata të përgjithshme të jashtëzakonshme; raste vdekjesh; nevojë emergjente për dokument udhëtimi) në numrin e telefonit emergjent +44 (0) 7961064763.


• Me qëllim të efikasitetit në ofrimin e shërbimit, kërkohet me mirësi nga të palët e interesuara që, për shërbimet rutinore, të kërkojnë takim parapakisht në email adresën apo numrin e telefonit të sipërshënuar.