Follow us on:

Lirim nga Shtetësia

PROCEDURA E HUMBJES SË SHTETËSISË SË KOSOVËS ME LIRIM
Dokumentet që nevoitet për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.
- Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër;
- Dëshminë e vendbanimit në shtetin ku jeton;
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime në shtetin ku jeton

Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe

Dokumentet e poshtëshënuara nga RKS:

- Një dokument valid të identifikimit;
- Ektrakt i lindjes;
- Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
- Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
- Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale. që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
- Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
- Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e Policisë së Kosovës;
- Taksa 70,-€ për aplikim;

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!

Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj!

Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas mbi 6 muaj.

Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia, duhet të paguhet taksa prej 300 € per personat mbi 18 vjeç dhe 130 € per pesonat nen 18 vjeç.

Dokumentet që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshen 18 vjeç!

- Garancioni se do të merrni shtetësinë e shtetit tjetër
- Dëshminë e vendbanimit në shtetin tjetër
(Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)

Dokumentet nga RKS:

- Ekstrakti i lindjes i RKS-së
- Ekstraktet e lindjes i të dy prindërve
- Certifikaten e marteses së prindërve
- Kopjen e letërnjoftimit apo te pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;
- Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
- Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe)
- Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve
- Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës
- Taksa 70 € për aplikim

Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe një kopje!

Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 300 € per personat mbi 18 vjeç dhe 130 € per pesonat nen 18 vjeç.