Follow us on:

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e kërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmiu është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës:

- Kërkesa
- Dokument identifikimi i të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
- Ekstraktet e lindjes së të dy prindërve;
- Çertifikata e martesës
- Deklarata për pranimin e atësisë nëse prinderit nuk janë të kurorëzuar
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
- Taksa prej 40€

Kur fëmiju është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo:

- Kërkesa
- Dokument identifikimi së të dy prindërve (pasaportë apo letërnjoftim)
- Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga noteri;
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
-Ekstrakti i lindjes së prindit shtetas i RKS-së;
-Certifikata e lindjes e prindit me shtetesi tjetër;
- Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre

Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur:

- Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
- Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;
-Certifikata internacionale e lindjes së fëmiut;
-Ekstrakti i lindjes së prindit shtetas i RKS-së;
-Certifikata e lindjes e prindit me shtetesi tjetër;
-Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre