Follow us on:

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës

Aplikimi për pasaportë mbi moshën 18 vjeçare

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë ne Mbreteri te Bashkuar dhe Irlande mund të aplikojnë për letërnjoftim dhe pasaportë në Ambasaden/Sherbimin Konsullor te Republikës së Kosovës në Londer.

APLIKIMI PËR PASAPORTË

Për herë të parë:
- Ekstrakti i Lindjes
- Letërnjoftimi i RKS-së
- Taksa 150 €

Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
- Ekstrakti i Lindjes
- Letërnjoftimi i RKS-së
- Pasaporta e vjetër
- Taksa 150 €

E humbur/konfiskuar:
- Ekstrakti i Lindjes
- Letërnjoftimi i RKS-së
- Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i konfiskimit
- Taksa 150 €

E dëmtuar/ fletët e mbushura:
- Ekstrakti i Lindjes
- Letërnjoftimi i RKS-së
- Pasaporta e dëmtuar/e mbushur
- Taksa 150 €

1. Pasaportë për të mitur nën moshën 18 vjeç:
- Pasaporta RKS-së (nëse e posedon)
- Letërnjoftimi i RKS-së (nëse është mbi moshen 16 vjeç)
- Ekstrakti i lindjes;
- Së bashku me të miturin prezent duhet të jenë edhe të dy prindërit ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër.
- Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
- Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit të vdekur;
- Prindërit e të miturit duhet të posedojnë letërnjoftimin apo pasaportën e Kosovës;
- Taksa 100€