Follow us on:

Ankesa dhe Sygjerime

I/e nderuar qytetar/e,
 
Ju ndodheni në hapësirën ku mund të adresoni ankesën/vërejtjen/sygjerimin tuaj për shërbimin e kërkuar/pranuar në Departamentin për Çështje Konsullore dhe në postet konsullore në vende të ndryshme.

Përmes kësaj adrese elektronike (ankesa@rks-gov.net), Ju mund të adresoni të gjitha ankesat që ndërlidhen për shërbimet e caktuara me qëllim të avancimit dhe ngritjes së efikasitetit të shërbimeve konsullore.
 
Ndihma Juaj është pjesë e përpjekjeve të shërbimit konsullor për të ofruar shërbime më efikase dhe cilësore, andaj përmes këtij komunkimi ju ftojmë  për bashkëpunim të plotë në të mirë të avancimit të  shërbimeve dhe korrektësisë ndaj qytetarëve. 

Ju faleminderit.